Shalë, Lipjan

Coordinates: 42°30′09″N 20°55′15″E / 42.502449°N 20.920932°E / 42.502449; 20.920932
Source: Wikipedia, the free encyclopedia.

[1][2]

Shalë

Shalë (

Lipjan
municipality. Shala e Drenicës Fshati Shalë gjendet në mes dy akseve rrugore: Prishtinë-Prizren dhe Prishtinë-Pejë, me 26 kilometra largësi rrugore nga komuna e Lipjanit dhe 35 kilometra largësi rrugore nga Prishtina, kryeqyteti i Republikës së Kosovës. Shala shtrihet në rrafshin e fushës së Lumit Drenica, në kilometrin e 9-të të rrugës rajonale, në lindje nga fshati Komaran (Bushat) dhe në jug nga fshati Carralevë. Shala kufizohët me këto fshatra: në veri me Baicën, në veri-lindje me Resinocin, në lindje me Malet e Blinajës dhe Lagjën Pojata të Krojmirit, në jug me Krojmirin, në jug-përendim me Javorin, në përendim me Kleçkën, Divjakën dhe Malet e Berishës. Edhe qytetarët e fshatrave Baicë, Kleçkë dhe Resinoc janë me fis Shalë dhe në vëllazëri të ngushtë me qytetarët e fshatit Shalë. Kjo vëllazëri e besnikëri është ruajtur, me shekuj dhe vazhdon të ruhet dhe kultivohet, brez pas brezi deri në ditët e sotme. Shala, sipas të dhënave kadastrale të komunës së Lipjanit, posedon një siperfaqe prej 1076 hektarë, me 18 ari e 35 metra katrorë. Krahasuar me sipërfaqën e përgjithshme në nivel të Republikës së Kosovës, Shala posedon një sipërfaqe prej 0.10% hektarë. Pika më lartë është në malet e Shalës, në anën përendimore të fshatit në “Bajrak” me 873 metra lartësi mbidetare, vend te kalaja “Gjytetit”, ndërsa pika më e ultë është në veri-lindje të fshatit, te “Ura e Ali Rexhës” me 570 metra lartësi mbidetare, te Lumi Drenica. Toponimet dhe mikrotoponimet në Shalë Ana përendimore, nga Shala deri në kufi me fshatin Baicë dhe Resinovc. Udha e Arapit ose e Robit (kjo rrugë nga qendra e fshatit Shalë për rreth njëqind metra fillon pjertas shpatit të rrezës, vazhdon përreth shkurreve të malit dhe shkon deri në Gjytet). Sipas gojëdhëns: “Këtë rrugë e ka hapur një i burgosur, rob lufte ose një tregtar me emrin Arap”. Nëpër këtë rrugë është bërë edhe tregëtia, kur në kalanë e Gjytetit kanë jetuar banorët e parë dardan. Thuhet se më së shumti është bërë tregëti nga një qytetar, që populli e ka thirr “Arap”, prandaj edhe quhet “Udha e Arapit”, Kodra e Rrezës, Bregu i Maliqit, Lugu i Imerit, Thepi, Bajraku ( me lartësi mbidetare 873 metra), Lama e Kaurrit ( shqiptarët që nuk pranuan fenë islame, Perandoria Osmane i quante kaurr), Lugu i Arrnicës, Lugu i Pajatës, Logja e Rrumbullaktë, Ahishta, Bishti i Gungullarit, Fjollëza, Rrezja e Gurit të Kuq, Lugu i Sadikut, Kroi i Sadikut, Rrezja e Gurit të Shkemzës, Lugu i Kojsisë, Lugu i Gjytetit, Gjyteti, Kungullari, Smonicat, Bokat (tokat e punuara deri të Gurra e ftohtë). Fushat, Livadhët e Mulla Osmanit, Millojkat, Verrishtat, Llugatë e Ramës, Zallinat, Arat e Mëdhaja, Bugjetat, Bledanet, Bllata, Arat e Liga, Rrutullaqet, Gjelpsi, Fletëza, Arat e Vadës, Arat të Varrët, Podet, Rrahishtat, Livadhet të Frashëri, Arrnicat, Livadhet e Mëdhaja, Pajata deri të malet e Blinajes dhe Rruga e Pejës. (Kjo rrugë fillon nga pishat e Shtimës, kalon nëpër fshatin Zborc, e vazhdon lugështajës së Drenicës jugore, skaj fshatit Pjetërshticë, në fshatin Krojmir, kalan në fund të fshatit Shalë, afër dy gurrave në fshatin Baicë, rrëzë maleve të fshtrave Nikaj e Kishnarekë dhe depërton në Grykën e Llapushnikut. Në Llapushnik lidhet me aksin rrugor Prishtinë-Pejë. Kjo rrugë e tregtarëve lidhte Shtimën me Drenicën jugore, prandaj edhe tregëtarët e shfrytëzonin si rrugë më të shkurtë, për në Llapushë dhe në rrafshin e Dugagjinit). Gryka e Shalës, ana e rrezës: Në qendër të fshatit (afër xhamisë), vendi ende thirret toka e Kishës (Kisha ishte mëtanë rrugës, për disa metra ku sot gjendet xhamia e fshatit. Disa qytetarë që jetojnë me shtëpija afër xhamisë, kanë gjetë artifakte të shumta, por nuk i kanë ruajtur. Xhamia në Shalë dhe rrethoja e murit është ndërtuar me gurë të Kishës së Shalës dhe të Kishës së Fanve, që ishte në mes të fshatit Baicë dhe Nikaj). Kroi i Kuq, Guri Shpumë, Lugshtina e Rrezës, Lugu Unazës (i madh dhe i vagël), Bira e Macës (në Lugun e Unazës, gjendet një vrimë në shkëmbinjët e shpatit të thepisur. Sipas gojëdhënës: “Maca ka hy në këtë vend dhe ka delë në Peshterr, në Grykën e fshatit Nikaj”), Udha e Vëllaznikut, (sipas gojëdhënës: “Katër vëllezërit e kanë hapur rrugën nga hyrja e grykës, pjertas në shpatijet e rrezës e deri të lugu i unazës, kohë kur kanë jetuar atje, me familjet e tyre”). Bregu i Bugjillës, Lugu i Magjupit, Bregu i Zallit, Ara e Stankut, Logja e Padvallës, Lugu i Xhamisë, Kroni i Kolibës, Udha e Sadrisë, Guri i Gjorës, Lugu i Megjës, Lugu i Paturit (i madh dhe i vogël), Kroi i Bugjilës, Lugu i Hithave, Logja e Murrizajes, Logja e Dredhëzave, Shavarinat, Trojët dhe Lugu i Kleçkës. Gurra ose në popull Vrella, buron në brendësi të maleve të Kleçkës. (Uji i gurrës buron nën gurët e një ahu shekullor, rrjedhë përmes grykës, përshkon fshatin Shalë dhe depërton deri të lumi Drenica). Nga kjo gurrë është formuar mikrotoponimi Gurrëniku apo Gurra e Nikut, sigurisht e rregulluar nga Niku dhe kur të frynë era, populli thotë po frynë Gurrëniku¬. Gryka e Shalës, ana e hijes: Lugu i Mulla Nurës, Lidhësi, Lugu i Lerthave (i madh dhe i vogël), Lugu i Gurit të Keq, Guri i Keq, Udha e rodit, Kroni i Sylë Halilit, Bregu i Pallzinës, Kroni i Pallzinës, Lugu i Rrajës, Lugu i Madh, Kroni i Sokolave, Rrahu i Djegur, Livadhi Hijes, Livadhi i Nezës, Livadhi i Rrumbullakët, Lugu i Mollës, Lugu i Rakitës, Fusha e Hasanit, Patoku, Rruga te metrat, Lugu i Savezit (tash thirrët Lugu i Shqipës), Lugu i Shotave (shotave të egra), Livadhet e Buta, Kroni i Butë dhe Kroni i Kalit. Ana e jug-përendim, në kufi me Krojmir dhe Javor: Lugu i Gjanë, Lugu i Javorit (Lugu i Ngushtë), Lugu i Qireqit, Lidhësi i Hijës, Rrasat, Udha e Rrasave, Vreshtat, Kroni i Efenisë, Gungullari i Vogël, Kërrshi, Guri Shkruar, Rrahi i Gjaferit, Molla e Hysenit, Bunga, Lugshtina e Bungës, Rrafshi i Hijes, Pusi (të rrafshi i hijes), Kryelidhësi, Lugu i Qorrit, Bugjilat (e vogël dhe e madhe), Gungullari i Madh), Kroni i Isë Begut-Javorit), Lama e Elezit (ku janë dy varre, por s`dihën të kujt janë), Lugu i Dardhave, Kroni i Dardhave, Lugu i Pallzinës, Lugu i Rrajës, Livadhi i Rrumbullakët-Karpuzit, Gurina e Qelijave, Koritat e Javorit dhe Gëllijat e Javorit. Arat dhe livadhët, deri të Blinaja: Arat të Shpija, Razort, Livadhi te Kroi, Seishtat, Smanicat, Livadhi te Pemtë, Rrahat, Rrahcani, Livadhi i Jasharit, Dushqet, Llugat (e vogël dhe e madh), Rakita, Arat e Reja, Podet, Livadhët e Nalta, Rrahishtat, Ballata, Bugjeta, Arat e Liga, Rrutullaqet, Gjelpsi, Fletëza, Livadhet të Frashëri, Rrahishtat, Zallinat, Shavarinat, Livadhet e Mëdhaja, Arrnicat, Bregu i Lluburës, Kroni i Rrasës, Bregu i Gjatë, Gurina, Rrasa e Gurinës, Lloqi i Thive, Skutat, Bregu i Qarrit, Kroni Milican, Lugu i Qershisë, Pajatat, Bregu i Ramë Isufit, Bregu i Lluburës, Lugu i Plepave, Rezja e Ali Isufit dhe Malet e Blinajës. Varrezat në fshat: Fshati ka katër vende me varreza. Të xhamia, lagjën e Karpuzëve, në fund të fshatit dhe në hyrje të fshatit. Në varrezat në fund të fshatit, ekzistojnë edhe varret e murtajës. Këto varreza janë të ndara nga varrezat e fshatit që gjendën në fund të fshatit dhe datojnë që kur ishte përhapë smundja e murtajës në fshatin tonë. Sipas të moshuarëve, smundje e murtajës në fshatin tonë u përhapë në shekullin e XVIII- të. Qytetarët detyrohën të zhvendosën në male, të vendi i quajtur Kroi dhe Lugu i Kalibave. Ky topunim daton që nga ajo kohë, kur qytetarët shaljan jetuan atje, me qëllim të ruajtjës së familjes nga sëmundja e murtajës. Lagjët e fshatit Shalë: Shala numëron këto lagje: Sadrani, Metaj, Karpuzi (Korpusi), Grantolli, Mejzinolli, Shala, Sylaj, Drenica, Shamolli, Hoxha, Kadriolli (Kadriu), Ipshi, Rrustemi, Hasani, Pajaziti, Limolli, Haxholli, Hetemi, Amërllahu, Emini, Avdyli, Ademi, Hasani, Osmani, dhe Beçiri. Mullinjët në Grykën e Shalës: Çdo lagje e Shalës, ka pasur edhe mullinjë e ujit në Grykë e Shalës dhe janë quajtur me emra si: Mulliri i Hoxhës, Mulliri i Ibish Halitit ( i Grantojve , më vonë i Ramadan Dervishit), Mulliri i Maliq Hasanit, Mulliri i Hasan Banushit, Mulliri i Sylë Hamitit, Mulliri i Sadrojëve, Mulliri i Hajdin Selimit, Mulliri i Metë Karpuzit, Mulliri i Hetem Selimit, Mulliri i Sylë Sahitit, Mulliri i Dan Alisë, Mulliri i Sadri Qunit, Mulliri i Islam Pajazitit, Mulliri i Tafilit. Edhe disa qytetarë të Kleçkës kishin mullinjë si: Mulliri i Banush Kleçkës, Mulliri i Elez Kleçkës, Mulliri i Man Kleçkës dhe Mulliri i Nurë Kleçkës. Po ashtu para këtyre mullinjëve, të moshuarit dëshmojnë se kanë ekzistuar edhe dy mullinjë në fund të fshatit, edhe sot dihet vendi dhe jazi. Janë thirrur Mulliri i Katundit dhe Mulliri i Hetemit. Në fshat ishte edhe një pus dhe është thirr Pusi Katundit, uji i të cilët është përdorur për pije. Me kalimin e kohës qytetarët hapin puset e tyre në oborre. Në vitet e 90-ta, fillojnë edhe me ujësjellëse, marrin ujin nga krojet e grykës, të organizuar në lagje. Pusi tani është i mbyllur dhe nuk dihet vendi, por pusi ishte i hapur deri në vitet e 70-ta. Karakteristikat Shala nga ana përendimore posedon malet me dy shpatije të larta, si karahet shqiponjës, e në mes është rruga që depërton deri në Llapushë. Shumica e maleve janë me gurë gëlqeror, me drunjë ahu, bungu, qarri, shkoze dhe frashëri. Deri në vitin 1990/ 1998, në mele kishte lisa të mëdhenjë shekullor, këto vite edhe dëmtohen pyjet sepse jetesa e njerëzve ishte e rëndë. Qytetarët dhunshëm ishin larguar prej punës nga pushteti i Serbisë, prandaj edhe merreshin me shitjen e drunjëve dhe të gurëve. Gryka me rrugë zigzake, e cila depërton deri në thellësi të maleve dhe lidhë fshatin me fshatra të rrafshnaltës. Grykës rrjedhë uji i ftohtë nga shumë kroje që burojnë në brendësi të pujeve. Gurra, që buron në thëllësi të maleve, uji i së cilës begatohet me ujë të krojeve, përshkon gjithë grykën, depërton mespërmes fshatit, duke ia dhënë freskinë fshatit dhe derdhët në lumin Drenica. Lumi Drenica, i cili kalon në fund të fshatit. Në kohën e verës, uji i nëndegës dhe lumit përdorën për ujitjën e një pjese të tokës bujqësore, kopshteve, perimeve, pemëve dhe livadheve. Guri i shpumë në Grykën e Shalës. Në këtë vend deri në shekullin e XX-të, për Ditën e Shën Gjergjit, vajzat, djemtë, gratë, por edhe fëmijët shkonin dhe hynin (përbirohëshin) në zgavrën e gurit. Ata tri herë përdornin thënjet si lutje:” Dergjën e lash, shnetën e mora”. Në Gurin e shpumë, leninë edhe një shenjë nga veshjet e tyre, si penjë të kuq, të bardhë apo të zi, në murrizin afër gurit. Perin e zi, që t`ua largonte të ligat dhe magjitë; perin e kuq t`u sjellte shëndet e dashuri dhe perin e bardhë t`u sjellte fatin e bardhë e paqën në jetën e tyre dhe të familjes së tyre. Guri i shkruar, në rrugën e rrasave, mbi lagjën e Korpuzëve. Në dy pllakat vertikale gjenden disa shenja të vijezuara, që dukën si shkronja të padëshifruara. Dy shpella, një në hyrje të grykës së Shalës, një te “Lugu i qorrit”, shpella të pahulumtuara nga arkeologët. Varrezat në teritorin e Shalës. Në hyrje të Shalës, te Kroi i Kuq në shpatije, këto varrezat besohët se datojnë nga koha e fisit Dardan. Këto varreza kanë formën vertikale, ku guri (zhavori i fortë) është gdhendur në thellësi dhe gjërsi rreth dy apo më shumë metra. Për vertetësinë e tyre duhet një hulumtim arkeologjik sa ma parë, derisa nuk i ka mbuluar dheu i kohës apo nuk i ka shkatërruar dora e njeriut. Dihet historikisht se, fisi Dardan në mënyrë vertikale, të afërmit e tyre i kanë varrosur në varre individuale dhe të përbashkëta. Varrezat e murtajës në Shalë, që gjendën në fund të fshatit, në anën veriore të varrezave të fshatit edhe sot dihën dhe janë të veçuara nga varrezat tjera të fshatit. Këto janë varreza krishtere sepse në varrin e parë gjendët një kryq (afër gurit të varrit), por i mbuluar nga dheu. Lugu i Shqipës në Grykën e Shalës. Ky lug gjatë luftës emërtohet nga banorët shaljan, sepse nga muaji prill në vitin 1999, qytetarët shaljan ishin strehuar në male së bashku me familje të shumta nga zonat tjera të luftës. Në mungesë të medikamenteve vdesë Shqipja, familja dhe qytetarët e varrosën në lëndinën e lugut dhe në shenjë nderimi lugu emërtohet “Lugu i Shqipës”. Shqipja ishte viktima e parë që ndërron jetë në muajin prill, e cila ishte e strehuar në grykën e Shalës me familjen e saj nga Makermali. Kroni i Kuq, në hyrje të grykës së Shalës. Në fillim të grykës gjendët kroi dhe vendi ku ndodhët kroi një pjesë e dheu ka ngjyrën e kuqe, prandaj edhe thirrët me këtë emër. Qytetarët që marrin ujin në krua, përmes gypave të ujësjellësit, në oborret e tyre kanë ndërtuar edhe guaca të betonit dhe uji që rrjedhë nga kroi (qeshmja), nese qendron një muaj apo më shumë, guaca merr ngjyrën e kuqrremtë. Kjo është vërtetuar nga disa familje, kur guaca është mbyllë për një kohë dhe kështu është vërtetuar emërtimin Kroi Kuq. Gjyteti gjendët në kufirin e Shalës dhe Baicës, në përendim të maleve të fshatit. Kjo kala apo kështjellë ende nuk është hulumtuar dhe daton që nga koha ilire. Amfiteatri i Gjytetit ose Lama e kaurrit, gjendet afër kalasë së Gjytetit. Amfiteatri është ngritur nga dheu dhe është ndertuar me gurë të palotuar. Edhe sot dihet pjertësi në lëndinën e gjërë dhe sigurisht atëherë ua ka mundësuar artistëve në shtetin Dardan, të shfaqën drama të ndryshme dhe të mbahen shfaqje kulturore dhe parade ushtarake. Me pushtimin nga Perandori Osmane, sipas gojëdhanës: “Një kohë, kanë jetuar shqiptarët, të cilët janë larguar nga fshati sepse nuk pranuan fenë islame”. Kaurr (të pa fe), turqit me fyerje i kanë quajtur ata shqiptarë që nuk kanë pranuar fenë islame. Thuhet se edhe në kohën e Perandorisë Romake, amfiteatri është përdorur edhe si arenë dyluftimesh, gladiatorësh nga të burgosurit. Gurra (Vrella) e ftohtë gjendet në kufi të fshatit Shalë dhe Baicë, rrëzë maleve nën kalanë e Gjytetit. Sipas gojdhënës: “Në pyllin, afër kalasë gjendët një tunel, i cili ka shërbyar, që nga kalaja të depërtohet deri të gurra e ftohtë për me marr ujë, nese ishin të rrezikuar nga armiku. Thuhet po ashtu, se në brendësi të tunelit, diku në hyrje është kanë një arkë metali (kazan) me ari, por saktësisht vendi nuk dihet, edhe pse thojnë se, disa qytetarë e kanë kërkuar, por nuk e kanë gjetur arin”. Kroni Isë begut dhe Lugu i ngushtë, tani emërtimi Kroi i Javorit dhe Lugu i Javorit. Sipas gojdhënës: “Betejat që qytetarët e Shalës, i kanë zhvilluar kundra Osmanlinjëve, e nën udhëheqjën e Mehmet Hoxhës, në ato beteja qytetarët e fshatit Javor, iu kanë ndihëmuar shaljnëve dhe strehojnë luftetarët shaljan”. Fshati Javor është në brendësi të maleve dhe shumë i përshtatshëm për strehim dhe vetëmbrojtje. Në shenjë respekti, kroi dhe lugu emërohen me emrin e fshatit Javor. Kroni i Sokolave gjendët në male të Shalës. Barinjët kanë vrejtur sokolat dhe shqiponjët duke pirë ujë rregullisht në krua, prandaj edhe emërtuar “Kroi i Sokolave”. Kroi i Kalibës gjendët në malet e Shalës. Sipas gojdhënës: “Qytetarët kur kanë ikur nga fshati, përshkak të smundjës së “Murtajës”, janë vendosur në këtë vend dhe kanë jetuar gjithë verën”. Kroi dhe vendi që nga ajo kohë emërtohet me këta emra. Kroi i Rrasës gjendet në malet e Blinajës. Në këtë vend ka rrasa dhe për këtë arsyje edhe është emërtuar me këtë emër. Kroi i Mollës gjendët në fund të Lugut të Mollës, në grykën e Shalës. Në këtë vend ka pasur molla të egra, prandaj edhe lugu edhe kroi janë emërtuar me këtë emër. Kroi i Dardhave gjendët në lugun e dardhave, në malet e Shalës. Në këtë lug, ky vend është me dardha të egra, prandaj edhe kroi edhe lugu emërtohen me këtë emër. Shavarinat, gjendët në grykën e Shalës. Në shpatije rrjedhë ujë dhe është një vend moqealik. Lugu i Qorrit gjendet në malet e Shalës. Kështu thirrët, sepse në këtë vend, për një kohë ka qendruar prisi i koçakëve, Adem Ilazi, i njohur si Qorr Ilazi. Ai, pushonte dhe qendronte kohë pas kohe me bashkëluftetarët e tij, prandaj edhe vendi emërtohet me këtë emër. Pusi i Hijes gjendet në kry të lidhësit, te “Rrafshi i Hejes”. Pusi është i mbyllur dhe e ka rrafshuar koha. Nese njeriu i bie me të dy këmbët në vendin e saktë ku ishte pusi, dëgjohet ushtima që sinjalizon vendndodhjen e posit. Pusi i Fshatit (Bunari i katunit) ishte në mes të fshatit, por tash është i mbyllur. Udha e Arapit-Robit. Sipas gojëdhënës:” Një njeri, e që populli e quante Arap, bënte trgëti nga Shkupi për në kalanë e Gjytetit. Rruga hynte në mes të fshatit Shalë, vazhdon rrëzë kodrës e shkurrave dhe depërton pjertas deri në Gjytet. Sipas gojdhënës rruga është quajtur edhe “Rruga e Robit”, thuhet se një njeri i zënë rob, e ka rregulluar rrugën”. Gojëdhana e parë apo e dytë, cila është e saktë nuk dihet, por edhe sot rruga ekziston e trasuar dhe është e kalushëme deri në Gjytet. Blinaja (Parku Nacional), janë malet në lindje të Shalës: Blinaja që në kohën ilire kishte emërtimin Lypenida, toponim ilir. Me pushtimin e serbëve, ata e ndryshojnë në Lipovica. Pas luftës së UCK-së, ky mal riemërtohet Blinaja. Ky vend thuhet se ishte me vreshta të rrushit dhe drunjë të blirit. Deri vonë qytetarët kanë gjetur hardhi rrushi. Tani është Park Nacional nën mbrojtjën e shtetit dhe brenda mali është i rrethuar me tel gjëmbor. Parku psedon 2878 hektarë Brenda rrethojës, ndërsa rreth 2000 hektarë jashta rrethojave me prona shtetrore dhe private. Pjesa ma e madhe e malit, është me drunjë të lartë bliri, bungu, qarri, shkoze dhe plepi. Në brendësinë e malit gjenden shumë lëndina për kullota të disa shtazëve të egra, si derra të egër, tri lloje të kaprollit e drenushve, lepuj, kuaj, dele dhe llojllojshmëri të shpezëve. Parku është edhe me pesë liqene të mëdhe dhe 27 liqene më të vogla, dy kroje që quhën “Kroi i Jankit” dhe “Kroi i Bajramit”. Parku që nga viti 1936 përdorët si vend gjuetije. Me 1955 shpallet vend me rëndësi të veqant për gjeueti, ndërsa mbi gjysma e pyllit thurët në vitet e 90-ta. Në vitin 2009 shpallet Park Nacional, me vendim të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Mbikqyerja e Parkut Nacional është 24 orë nga punëtorët e Agjencionit Pyjor të Republikës së Kosovës. Sahatkulla në qendër të fshatit, bashkë me Sheshin” Rambuje”. Sahatkulla dhe sheshi janë dhuratë nga Firma PP “Eurokos”, me pronarët vëllezërit shamolli nga Shala.



Fshati Shalê i regjistruar zyrtarisht si vendbanim. Fshati Shalë (ish Sedllar), si vendbanim është i regjistruar edhe në sallanamet e Vilajetit të Kosovës në vitin 1820 dhe 1893, me sipërfaqe 1311 hektarë; në vitin 1896, me sipërfaqe prej 1314 hektarë; në vitin 1900, numëronte 40 shtëpi me sipërfaqe prej 1318 hektarë. (Dr. Jusuf Osmani, “Vendbanimet e Kosovës “. Drenica faqe 271). 2 Në vitin 1913, numëronte 460 banorë; në vitin 1921, numëronte 483 banorë me 70 shtëpi; në vitin 1935, kishte 49 shtëpi; në vitin 1948, numëronte 733 banorë me 103 shtëpi; në vitin 1953, numëronte 820 banorë me 113 shtëpi; në vitin 1961, numëronte 972 banorë me 129 shtëpi; në vitin 1971, numëronte 1245 banorë me 168 shtëpi dhe në vitin 1981, numëronte 1734 banorë me 209 shtëpi. (Mr. Ibrahim Çitakut, “Drenica 1991-1999”. faqe 761“).3 Në vitin 1997, Shala numëronte 2970 banorë, rezident dhe jorezident, me 412 shtëpi, 368 shtëpi të banuara dhe 44 shtëpi të ndërtuara por jo të banueshme, shënime sipas regjistrimit që u bë nga aktivistët e fshatit.4 Në vitin 2011, regjistrimin e fundit të organizuar nga Republika e Kosovës, Shala numëron 2490 banorë rezident dhe 985 banorë jorezident (diasporë), gjithsejt 3475 banorë, me 364 familje, me 525 shtëpi të banueshme dhe 27 shtëpi të ndërtuara por jo të banueshme. Duhet thekësuar, se rreth 60 familje, pas luftës u larguan nga fshati dhe blenë shtëpi apo apartamente dhe janë banorë të komunës e Lipjanit, Prishtinës, Ferizajit, Prizrenit dhe në komuna të tjera. Regjistrim nga Republika e Kosovës)5 Sipas gojëdhënës, fshati ynë është djegur edhe në një betejë që zhvillohët në Shalë, në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të. Qytetarët shaljan, nën udhëheqjën e Mehmet Hoxhës, zhvillojnë një betejë kundër Përandorisë Osmane. Shkaku i luftës sipas të moshuarëve shaljan ishte se: “Në një mbledhje që mbahët në Prishtinë, Mehmet Hozha nuk pajtohët me përfaqësuesin e Qeverisë Osmane”. Në mbledhje, të deleguarëve të populli shqiptar, pashai (i deleguari i mbretit) iu thotë se:” Qeveria Turqisë, kërkesat e shqiptarëve për lëjimin e Gjuhës shqip, nuk i pranon dhe është kërkesë e pa realizueshëme"! Mehmet Hoxha kthehët në Shalë, i tubon popullin e fshatrave të Drenicës jugore dhe iu shpjegon për vendimin e pashës. Qytetarët e përkrahin qendrimin e tij dhe shumë trima shaljan i bashkohën, të gatshëm në rast të ndonjë rreziku ta mbrojnë Drenicën jugore. Pasha merr vesh për organizimin e qytetarëve dhe mosbindjen e tyre me pashën. Ai mësynë Drenicën dhe ndalon të hyrja e fshatit, i dërgon dy ushtarë në Shalë dhe kërkon që Mehmet Hoxha të dorëzohët. Mehmeti me bashkëluftetarët e tij, nuk pranojnë të dorëzohën dhe kështu fillon beteja. Sipas dëshmive të disa qytetarëve të moshuar thuhët se:” Mehmet Hoxha me qytetarët shaljan luftojnë gjithë ditën, por forcat turke ishin shumë më shumë në numër dhe në mbrëmje pasha me ushtarët e tij hynë në fshat. Në këtë ditë, në betejë plagosët Zymeri, vëllau i Mehmetit, ndërsa gjatë luftimeve mbesin të vrarë dhjetëra osmanlinj. Atë ditë, shaljaneve në ndihmë iu kishin ardhë edhe qytetarët e fshatit Javor”. Në shenjë respekti, një lug emërtohet “Lugu i Javorit” dhe një krua “Kroni i Javorit”. Ushtria Perandorisë Otomane kur depërton në fshat, në pamundësi që të kapte Mehmet Hoxhën, ia djeginë kullën dhe shtallat e bagëtive, por fshatin nuk e djegin. Osmanlinjët, ushtarët e vramë i varrosin në kufi të fshatit Shalë, Baicë dhe Resinoc”. Në këtë vend edhe sot gjendën varrezat dhe thirrën “Varrët e Jeniqerëve”. 5 Pas kësaj beteje Mehmet Hoxha, bashkon rreth vetës shumë trima dhe shaljanët asnjëherë nuk iu nënshtruan pashës. Sipas gojdhënës” Një ditë, Mehmet Hoxha po shkonte të motra e vetë Hasimja, e cila ishte e martuar në Shtime. Pasha e merr lajmin dhe ia nxenë pritën në Grykën e Carralevës. Mehmeti e vërenë ushtrinë e pashës, të luftonte vetëm nuk kishte mundësi, por as nuk donte me ikë. Ai vendos të kalon mespërmes ushtrisë osmane, ulur mbrapsht në shpinë të kalit dhe me jatagan në gojë”. Arsya pse veproi kështu, sipas gojdhënës është se:” Ai nuk donte të shihte osmanlinjët, kur do t`i prenin kokën, apo ishte ndoshta edhe një shenjë e vetëdorëzimit”. Pasha befasohet, urdhëron ushtrinë të ndahët në dysh dhe mos ta ndalonin, pasiqë ai kishte marr guximin që vetëm të kalonte përmes ushtrisë dhe befasisht ulur mbrapsht në kali. Pasha, iu thotë ushtarëve se, “ky është prisi i kryengritësve shqiptarë në Drenicë, sot po e lëshojmë të shkon por nesër kur të kthehët do ta arrestojmë”. Të nesërmen, Mehmet Hoxha nuk kthehët andej, ai shkon rrugës tjetër përmes fshatit Zborc, maleve të Blinajës dhe kthehet në Shalë. Pasha ishte hidhëruar shumë dhe kishte thanë:” se kur ta za Mehmet Hoxhën, kam me ia pre krytë, copa–copa si karpuzin”. Ai asnjëherë nuk mundët ta zenë të gjallë Mehmet Hoxhën, ai vdes në pleqëri dhe trupi i tij në shenjë nderime nga bashkëqytetarët varroset afër murit të xhamisë, në anën lindore”. (Kur u bë renovimi i xhamisë dhe murit, varri u zbulua nga dëshmia e Berat Karpuzit, i cili e dinte vendin ku pushonte trupi i pajetë i Mehmet Hoxhës. Vendin ia kishte treguar babai i tij).6 Fjala karpuz, nga osmanishtja e vjetër dhe turqishtja, në gjuhën shqipe do të thotë shalqin (bostan). Dhe që nga ajo kohë, një lagje e Shalës edhe sot thirrët me emrin Karpuzi. Kjo lagje më parë është thirr Metaj, edhe sot nga disa qytetarë përdoret emri i hershëm Metaj. Por është shumë ma e arsyeshëme të thirrët Korpusi, se sa Karpuzi, sepse Mehmet Hoxha ishte udheheqës i një grupi të luftetarëve, apo të një” korpusi ushtarak” të vogël, të organizuar me hirarki ushtarake. Edhe lagja është ngritur në lartësinë më të lartë të fshatit. Pra fjala korpus është hirarkia më e lartë ushtarake por është edhe pika më e lartë e një vendi. Mendoj se mikrotoponimi korpus është më reale se sa karpuz. Në luftën që zhvillohët në “Pleme të vogël”, me këtë emër njihët në popull kjo luftë, betejë e zhvilluar në kohën e Perandorisë Osmane, marrin pjesë disa qytetarë shaljan. Dihet për një qytetar të vramë. Në këtë betejë vritet Hasan Behram Karpuzi. Qytetarët e Shalës me rrethinë, përkrahën vendimet e Lidhjës së Prizrenit dhe dhjetëra burra shaljan morën pjesë në kryengritjët e këtyre viteve, si dhe të vitëve 1910-1912, për çlirimin e vendit nga Perandoria Osmane. Isa Boletini, në vitin 1912 me ushtrinë e tij, e bënë një natë në Shalë, Isa flenë në oden e Banush Hoxhës, e ushtarët në odat tjera shaljane. Të nesërmën, Isa së bashku me ushtrinë e tij dhe Banush Hoxha me dhjetëra burra shaljan, luftojnë në betejën që zhvillohet në Grykën e Carralevës dhe vazhdojnë luftimet deri në çlirimin e Shkupit. Në betejën e Carralevës vritët Miftar Cani, nga Baica. Me 1912, në luftimët që zhvillohën në mbrojtje të kufirit në Merdar, vritët Ramadan Hoxha, i cili edhe varrosët atje nga vëllau i tij, Banush Hoxha dhe shaljanët e tjerë, bashkëpjesëmarrës në betejë. Në këtë betejë, plagosën edhe disa shaljan, por nuk kam të dhëna për emrat e tyre. Me 1913, në Mërdare, vritet Idriz Hajër Kolshi, nga Baica. Në këtë betejë, morën pjesë shaljanët me bashkëluftetarë të tjerë shqiptarë nga Drenica, Llapi, Gollaku dhe Shala e Bajgorës, duke mbrojtur kufirin më shumë së një vit. Me 1916 vritët Liman Bajrami, në Sofje të Bugarisë, në një betejë të zhvilluar gjatë luftës së parë botërore. Me 1917, në betejën e Kerçovës që zhvillohët kundër pushtetit bullgar, pjesëmarrës ishin dhjetëra shaljan. Që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e disa qytetarëve shaljan, të cilët konsiderohën të zhdukur, e këta janë: Halit Bajram Ibishi, Rizah Shaqir Kadriolli, Zenel Behlul Karpuzi, Hysen Shaban Ademi dhe Veli Bali Shala. Për të zhdukur apo të vrarë të tjerë në këto beteja nuk kam të dhëna. (Shënimet i marr nga Sinan Ademi).7 Në vitin 1920, në Shalë u dogjën 20 shtëpi nga xhandarmëria dhe ushtria e Serbisë. Fshati digjët me proteksin se po i ndjekin koçakët e strehuar në fshat. Nga xhandarmëria serbe edhe keqëtrajtohen dhjetëra qytetarë shaljan, nga të cilët kërkoheshin armë dhe iu kërkohet që armët t`i dorëzonin dhe mos ta strehonin Azem Bejtën dhe Qorr Ilazin me shokë. Ky aksioni për tubimin e armëve dhe dorëzimin e koçakëve, ishte një alibi serbe për dëmet që ua kishin shkaktuar qytetarëve në Shalë. Qëllimi i pushtetit të krajlit, ishte që të futëte frikë në qytetarët vendas si dhe të bëhet presion që ata të shpërngulëshin nga Kosova. (Jusuf Osmani “Vendbanimet e Kosovës”. Drenica faqe 271).8 Lagje muhagjere e as të ardhur nuk ka pasur asnjëherë në fshatin Shalë. Një familje kolinizatore serbe, ka ardhur në vitin 1938 dhe jeton në Shalë deri me fillimin e luftës së dytë botërore. Para luftës së dytë botërore Shala ishte njësi komunale, dhe Banush Hoxha, në vitët e 30-ta ishte kreyetar i komunës në Shalë. Banushi si kryetar i komunës ka ndihmuar shaljanët dhe i ka mbrojtur nga xhandarmëria serbe. Ai asnjëherë nuk lejonte që qytetarët e fshatit Shalë dhe të fshatrave përrreth të malltretoheshin nga pushteti, prandaj edhe në popull gëzonte një autoritet të madh dhe quhej në emër të fshatit, Banush Sedllari. Ai bashkë me Ramë Bllacën dhe Ahmet Shtimen ishin edhe deputet nga këto anë, përfaqësuse të popullit për rrethinën e Shkupit. Në një mbledhje të mbajtur në Shkup nga Nikolla Pashiqi, i cili kërkonte nga deputetët të firmosënin marrëveshjën e Akademisë së Serbisë e lidhur me Turqinë, e cila parashihte shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi, Rama, Ahmeti dha Banushi nuk e nënshkruajnë marrëveshjën. Ata nga Pashiqi aty për aty kritikohën dhe konsiderohen armiq të krajlit. Ramën, në hyrje të fshatit Bllacë dhe Ahmetin në malet e Jezercit, xhandarmëria serbe i vrasin pabesisht. Banushi, duke parë rrezikun u detyrua të largohët për në Shqipëri, me përcjeljen e disa miqëve. Pas një viti detyrohet të shkon edhe familja e tij dhe jetuan në Tiranë deri në vitin 1941. Në këtë vit, Banushu së bashku me familje kthehet në Shalë. Qytetarët shaljan të vrarë pas luftës së parë botërore dhe gjatë luftës së dytë botërore. Met Zeqiri (Shamolli), në vitin 1924 gjatë sherbimit ushtarak, vritet në Kragujevc. Nga ish ushtria e krajlit nuk sqarohen shkaqet e vrasjës së tij. Varrimi i Met Zeqirit bëhet nga ushtria e krajlit, pa e njoftuar familjen që të merrnin pjesë në varrim. Familja pas tre muajve, me një shkresë ushtarake njoftohet për vrasjen e tij. Trupi i Met Zeqirit, nuk kthehet në vendlindje edhe pse disa herë u kërkua nga familja. Hafir Kadri Shamolli, në vitin 1936 gjatë sherbimit ushtarak vritet në Suboticë, tre muaj pa përfunduar sherbimin ushtarak të krajlit. Trupi i tij, kthehet në Shalë nga xhandarmeria, i mbyllur hermetikisht në arkivol të hekurt. Arkivoli nuk lejohet që të hapet nga ushtria sllave e krajlit. Hafiri varroset nga familjarët e bashkëqytetarët në varrezat e fshatit, para afër murit të oborrit të xhamisë. Në luftën e dytë botërore, qytetarët e Shalës e dhanë kontributin e tyre me pushkë në dorë, duke luftuar kundër fazhizmit. Disa qytetarë shaljan, ishin të inkuadruar në Aradha Partizane dhe disa në Ballin Kombëtar. Në aradhat partizane ishin Ibrahim Banushi dhe Rifat Berisha së bashku me dhjetëra qytetarë të Drenicës, të cilët luftuan fashizmin por edhe për idealin e bashkimit të kombit në një shtet. Dhjetëra qytetarë shaljan ishin edhe në mbrojtje të kufirit në Ana Moravë, nën udhëheqjen e Shefshet Bylykbashit nga Baica. Qëllimi i të gjithëve ishte çilirimi i Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë. Bashkimi kombëtar nuk u arritë sepse luftën e fiton krahu komunist, në krye me Bashkimin Sovjetik. Pas luftës, fuqitë e mëdha gjysmën e kombit e shqiptar ndanë, e vunë nën sundimin e Jugosllavisë komuniste dhe Greqisë. Populli shqiptar, kurrë nuk u pajtua me robrinë sllave dhe me coptimin e kombit nga sllavët, të cilët kishin përkrahjën e Rusisë dhe të Evropës. Populli ynë nuk u pajtua me pushtimin e tokave etnike, prandaj edhe asnjëherë nuk e ndaloi luftën për liri. Në vitin 1943, në luftën e Prapashticës (betejë që zhvillohët kundër bullgarëve), marrin pjesë edhe luftetarët e kësaj treve. Në këtë luftë u vra Nuredin Sherifi, i cili edhe u varros nga bashkëkombasit e Shalës, të cilët ishin pjesëmarrës në këtë betejë. Nuredini varroset në fshatin Prapashticë, në oborrin e xhamisë dhe atje pushon trupi i pajetë i tij. Beg Bahtjar Karpuzi, në vitin 1944 vritët në Srem të Vojvodinës, atje dhe varroset nga bashkëluftetarët. Trupi i tij nuk kthehet në vendlindje. Xhavit Sabit Mejzinolli, në vitin 1944 vritët në Baçko Pallankë, atje varroset nga bashkëluftetarët. Trupi i tij nuk kthehet në vendlindje. Bajram Xhemajl Hoxha, në vitin 1944 vritët në Vojvodinë, atje varroset nga bashkëluftetarët. Trupi i tij nuk kthehet në vendlindje. Në vitin 1944, Arif Dani vritët në Blinajë, varroset në varrezat e fshatit nga familjarët dhe bashkëqytetarët e fshatit Shalë. Avdullah Hazir Drenica, i inkuadruar në Brigadën e pestë të Shqipërisë, vritët nga fashistët me 1945 në Novi Varosh, atje varroset nga bashkëluftetarët. Trupi i tij nuk kthehet në vendlindje. Nebih Sherif Grantolli, në vitin 1945 vritet në Serbi, atje varroset nga bashkëluftetarët. Trupi i tij nuk kthehet në vendlindje. Në vitin 1945, Shyqeri Qerkin Shala, vritët në Drenicë, varroset në varrezat e Shalës nga familjarët dhe bshkëqytetarët shaljan. Në këtë betejë plagosët edhe Ahmet I. Shala. Në vitin 1945, Hysen Banush Hoxha, vritët në Llap, varroset në varrezat e fshatit nga familjarët dhe bashkëqytetarët shaljan. Xhafë Shala, pas përfundimit të luftës së dytë botërore, në vitin 1945 vdesë në spitalin e Beogradit. Xhafa ndërron jetë nga “Tifoja”, atëherë smundje vdekjeprurëse.

References

  1. ^ Karpuzi, Muhamet. "Shala Drenicës - Facebook". {{cite web}}: Missing or empty |url= (help)
  2. ^ Karpuzi, Muhamet. "Prof".
  3. ^ 2011 Kosovo Census results