User:Veritasarticelcreator/sandbox

Source: Wikipedia, the free encyclopedia.

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë

Republikën e Shqipërisë. Ky institucion është i përbërë nga 140 anëtarë nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin. Ai u themelua në Tiranë[2] në vitin 2019 me nismën e Dashnor Veiza
j.

Historia

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë u themelua nga Dashnor Veizaj si një projekt që synonte ngritjen e "Qeverisë së Nxënësve" në të gjitha shkollat e Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (tani Ministria e Arsimit dhe Sportit)[3]. Konsolidimi i këtij institucioni këshillimor u mundësua për herë të parë në Shqipëri.

Pas përfundimit të përzgjedhjes së përfaqësuesve të të gjitha shkollave të Republikës së Shqipërisë[4] në datën 18 tetor 2019, u zhvilluan zgjedhjet për deputetët e rinj të nxënësve shqiptar. Plot 140 deputetë të cilët do të mbajnë një mandat dyvjeçar u përzgjodhën në mënyrë të rregullt përmes një procesi zgjedhor demokratik nga 61 bashkitë e vendit. Në Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë sigurohet pjesëmarrja edhe të nxënësve nga pakicat kombëtare dhe minoriteti, duke marrë kështu disa deputetë në parlament.

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë (PNSH)
NicknamePNSH
Formation30 Tetor 2019
FounderDashnor Veizaj
TypeArsimor
Legal statusOrgan Këshillimor
PurposeArsim,Aktivizem
HeadquartersTiranë/Shqipëri
Membership (2021)
140
Official language
Shqip
Kryetar i Parlamentit
Ester Ndreka
Nënkryetar (AML)
Alem Bedhija
Nënkryetar (AMU)
Adelina Kulli
Key people
Evis Kushi
Main organ
Kuvendi
Volunteers
+5000
Websitehttps://www.instagram.com/parlamenti_i_nxenesve_/
Formerly called
Parlamenti i Nxënësve

Struktura

Në nivel kombëtar, PNSH (Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë) drejtohet nga një kryetar dhe dy nenkryetarë, të cilët kanë përgjegjësi të caktuara në rregulloren e brendshme të institucionit. Bordi drejtues përbehet nga tre anëtarë që janë të PNSH dhe dy anëtarë të tjerë që caktohen nga MAS (Ministria e Arsimit dhe Sportit) si përgjegjës për punët e PNSH.

Bordi drejtues ka kujdes për zhvillimin e takimeve mes anëtarëve të PNSH, vijueshmërinë e punës dhe funksionimin normal të strukturës. Në brendësi të strukturës, PNSH është e ndarë në tetë komisione parlamentare të cilët shërbejnë në fusha të ndryshme. Çdo komision ka kryetarin e vetë, i cili zgjidhet për një mandat dyvjeçar, gjë e cila e bën më të lehtë menaxhimin e strukturës.

Në nivel lokal, PNSH përfaqësohet nga dy deputetë, një për arsimin e mesëm të ulët dhe një për arsimin e mesëm të lartë, të cilët zgjidhen nga vetë senatorët e shkollave të qytetit që përfaqësojnë. Kryesisht detyra e deputetëve është të organizojnë takime mujore me senatorët e shkollave të qytetit që përfaqësojnë dhe të përcjellin mendimet e tyre në PNSH.

Themelimi

Në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë u mbajt mbledhja për themelimin e Parlamentit të Nxënësve. Fjalën e hapjes e mbajti Dashnor Veizaj, i cili përpara deputetëve të rinj zyrtarisht bëri ngritjen e Parlamentit të Nxënësve. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në atë kohë, Besa Shahini[5], përshëndeti ngritjen e Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë si një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar.

Legjislatura e Parë

Zgjedhjet për Legjislaturën e Parë[6] të Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë u zhvilluan në ditën e themelimit të këtij institucioni. Kryetari i parë i Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë u zgjodh Donald Krasniqi, përfaqësues i Arsimit të Mesëm të Lartë në Parlament. Gjithashtu u zgjodhën tre nenkryetarët e Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë: Sara Vasku, Erjon Lleshi dhe Aurel Elezi, të cilët ushtruan këtë post për një mandat dyvjeçar.Parlamenti kishte Sekretariatin Teknik, i cili kishte funksionin e dokumentimit të aktiviteteve dhe mbledhjeve të zhvilluara nga PNSH, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për administrimin e përditshëm të struktures. Sekretariati teknik ishte përgjegjës për mbajtjen e regjistrave të të gjitha dokumenteve të struktures dhe sigurimin e qasjes së anëtarëve të Parlamentit të Nxënësve në to. Për më tepër, PNSH kishte nëntë komisione parlamentare, të cilat ishin përgjegjëse për mbikëqyrjen e punës së parlamentit dhe identifikimin e çështjeve me rëndësi të veçantë për nxënësit në Shqipëri.

Gjatë periudhës së vitit të parë të punës, Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë u përball me vështirësi të njëpasnjëshme, filluar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019 dhe deri tek pandemia e COVID-19. Megjithëse u përball me vështirësi në këto dy periudha, PNSH ndihmoi me dy nisma. Gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2019, nisma "Dhuro për të mbijetuar" u zhvillua në çdo shkollë të Republikës së Shqipërisë, ku nxënësit dhuronin kontributin e tyre monetar ose ushqimor duke dhuruar para ose ushqime për të prekurit nga tërmeti.

Ndërsa gjatë periudhës së mësimit online, që shkaktoi pandemia e COVID-19, u zhvillua nisma "Dixhitalizo një nxënës"[1], e cila bashkoi njerëzit vullnetarë dhe bizneset që dhuruan pajisje elektronike që nuk i përdornin më ose të reja për nxënësit në nevojë. Gjithsej, qindra pajisje u dhuruan për nxënësit në nevojë.

Gjatë vitit të dytë të mandatit, Parlamenti i Nxënësve u përqendrua kryesisht në organizimin e aktiviteteve shkollore nga nxënësit në shkollat e tyre. Duke qenë se mesimi në shkolla vazhdonte në kushte të kufizuara për shkak të masave anti-COVID të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit, aktivitetet që PNSH organizonte ishin të vogla në përmasa.

Roli kyç i PNSH u tregua gjatë protestave që maturantët zhvilluan për pakënaqësitë që kishin në provimet e matures. Nëpërmjet ndërmjetësimit të tyre mes maturantëve dhe MAS, u arrit zgjidhja e situatës dhe procesi i mbetur i matures shtetërore vazhdoi normalisht.

Legjislatura e Dytë

Legjislatura e Dytë e Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë filloi në nëntorin e vitit 2021 dhe aktualisht është në vazhdimsi. Në këtë legjislaturë ka ndryshime në strukturën e PNSH. Sekretariati Teknik nuk ekziston më dhe janë zgjedhur vetëm dy Nën-Kryetarë, një për Arsimit të Mesëm të Lartë (AML) dhe një për Arsimit të Mesëm të Ulët (AMU). Ester Ndreka u zgjodh në krye të Parlamentit,përfaqësuese e Arsimit të Mesëm të Lartë, ndërsa Alem Bedhija (AML) dhe Adelina Kulli (AMU) u zgjodhën si Nën-Kryetarë. Gjithashtu, në këtë legjislaturë, funksionojnë vetëm tetë Komisione Parlamentare.

Në vitin e parë të punës, strukturat e PNSH zhvilluan një sër aktivitetesh me qëllim aktivizimin e nxënësve në komunitetin e tyre. Gjithashtu, u ndërmorën nisma të ndryshme ku në qendër ishin nxënësit dhe aktivizimi i tyre brenda dhe jashtë shkollës. Një nga nismat më të shquara ishte "Nxënësi i Javës" ku cdo javë nga një shkollë e Republikës së Shqipërisë promovoheshin nxënës me talente të ndryshme. Gjithashtu, si në legjislaturën e parë, parlamenti u përball sërish me problemet e provimeve të matures shtetërore ku më së shumti pati një rol vezhgues.

Viti i dytë i mandatit të PNSH u karakterizua nga projekte të shumta të cilat Ministria e Arsimit dhe Sportit i këshilloi në parlament përpara miratimit. Mandati është ende në vazhdim dhe pritet të përfundojë në nëntor të këtij viti.

Komisionet Parlamentare te PNSH-së

  • Komisioni për të Drejtat dhe Barazinë Gjinore - Krytar - Natali Buli
  • Komisioni për Sigurinë në Shkolla dhe Parandalimin e Dhunës - Kryetar - Debora Kolgegaj
  • Komisioni për Punen dhe Karrierën - Kryetar - Alesja Bakiasi
  • Komisioni për Integrimin Evropian - Kryetar - Kejsi Bejdo
  • Komisioni për Mjedisin - Kryetar - Desara Arapi
  • Komisioni për Talentet dhe Sportin - Kryetar - Maria Thomollari
  • Komisioni për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale - Kryetar - Trejsi Kukaj
  • Komisioni për Kulturën dhe Vullnetarizmin - Kryetar - Arsea Piti

Menaxhimi

Menaxhimi Kombëtar

Si një organ këshillimor pranë MAS, Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë është një organ që drejtohet nga drejtuesit e parlamentit dhe një grup pune i ngritur në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. MAS thërret mbledhjen e parë për çdo legjislaturë të re parlamentare dhe cakton datat e zgjedhjeve lokale dhe kombëtare për organet e parlamentit të nxënësve. Përgjegjësi kryesor për Parlamentin është vetë Ministri i Arsimit dhe Sportit.

Menxhimi Lokal

Qeveritë Vendore të Nxënësve (QVN) janë organet lokale të cilat zgjedhin deputetët e parlamentit të nxënësve. Ato janë nën varësinë e zyrave vendore arsimore parauniversitare dhe kanë si funksion ngritjen e problematikave lokale që kanë nxënësit e shkollave të zonave që përfaqësojnë. Deputetët e parlamentit të nxënësve janë në kontakt të përherëshëm dhe zhvillojnë takime të shpeshta me senatoret e shkollave të zonave që ata përfaqësojnë. Përgjegjës për marëvajtjen e punëve të QVN janë vetë drejtuesit e zyrave vendore arsimore parauniversitare.

Ky organ vendore është një komponent i rëndësishëm i sistemit të parlamentit të nxënësve dhe ndihmon në organizimin e aktiviteteve lokale të nxënësve si dhe ngritjen e problematikave të tyre që do t'i dërgojnë parlamentit të nxënësve.

Mbledhjet

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë zhvillon tre seanca plenare në vit në Kuvendin e Shqipërisë[7]. Mbledhjet e tjera brenda komisioneve zhvillohen në mjedise të ndryshme, qoftë në MAS[3] apo shkolla të ndryshme të kryeqytetit ose qyteteve të ndryshme.

Në nivel lokal, deputetët zhvillojnë takime cdo muaj me komunitetin që përfaqësojnë.

  1. ^ sh.p.k, Albas. "Themelohet "Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë", synohet rritja e cilësisë së procesit arsimor - Portali Shkollor". www.portalishkollor.al (in Albanian). Retrieved 2023-04-17.
  2. ^ "Tirana", Wikipedia, 2023-04-13, retrieved 2023-04-17
  3. ^ a b "Ministry of Education, Sports and Youth", Wikipedia, 2023-04-17, retrieved 2023-04-17
  4. ^ "Republika Shqiptare", Wikipedia (in Albanian), 2022-08-14, retrieved 2023-04-17
  5. ^ "Besa Shahini", Wikipedia (in Albanian), 2022-10-18, retrieved 2023-04-17
  6. ^ Telegraf, Gazeta. "Themelohet "Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë"". Gazeta Telegraf (in Albanian). Retrieved 2023-04-17.
  7. ^ "Kuvendi i Shqipërisë". www.parlament.al. Retrieved 2023-04-17.